Profesori universitar dhe tashmë ish-anëtar i Komisionit për Falje, Gordan Kalajxhiev, thotë se Komisioni nuk e ka pranuar gabimin siç pretendon kryeministri Hristijan Mickoski, por i qëndron parimeve.

Kryeministri paraprakisht tha se e sheh të gjithë përgjegjësinë në Komisionin dhe thotë se anëtarët e kanë kuptuar gabimin dhe kanë vepruar me virtyt duke dorëzuar dorëheqjen.

“Një njeri i gjallë që bën çfarëdo që të bëjë, di të gabojë. Kur konstatohet gabimi dhe merret përgjegjësia, atëherë është edhe e virtytshme dhe kështu mund të komentoj vendimin e anëtarëve të Komisionit që trajton tema nga lëmia e faljes. Gabimi u konstatua qartë dhe e vetmja gjë që ata kanë si akt moral është tërheqja dhe kështu bënë, prandaj pres që ajo temë të mbyllet publikisht”, tha dje Mickoski.

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova pranoi dorëheqjet e anëtarëve të Komisionit për Falje, të cilët japin dorëheqje kolektive nga pozitat e tyre. Vendimi u njoftua fillimisht nga Kalaxhiev.

“Këtë vendim e kemi marrë në përputhje me parimet tona personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e profesorit.

Nga kabineti e Presidentes thonë se në periudhën e ardhshme do të bëhen konsultime për përbërjen e re, por edhe për dobësitë institucionale dhe ligjore që ekzistojnë në sistemin e faljes së të dënuarve./Telegrafi/

Kalajxhiev: Komisioni i faljes nuk e ka pranuar gabimin siç pretendon Mickoski, por se i përmbahet parimeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version