Në një konferencë për media Darko Kaevski nga LSDM tregoi se mbrëmë, para kafiterisë “Mosh” në Shkup, shefi i sigurimit të Mickoskit, Ivica Bisovski, ka sulmuar fizikisht një polic.
Ai pohon se edhe pse vetë është polic, shefi i sigurimit të Mickoskit ka tentuar të parandalojë një operacion policor për drogë.
“Prandaj është rrahur polici, inspektor kunder droges për luftën kundër drogës. Sulmi ndaj policisë, sulmi ndaj policëve është sulm ndaj shtetit. Fjala është për të njëjtin Ivica Bisovski, i cili gjatë pandemisë së Covid-it ka qenë së bashku me Mickoskin në palestër dhe më pas në një lokal në rrugën Boemska, edhe pse ishte e ndaluar. OBRM-PDUKM tregon çdo ditë fytyrën e saj të vërtetë dhunuese dhe kriminale. Kanë mjaftuar disa ditë pas hyrjes në Qeverinë teknike, OBRM-PDUKM është sërish në punë”, tha Kaevski.
Siç shtoi ai, skandali duhet të zbardhet plotësisht.
Kaevski: Truproja e Mickoskit rrahu policin në përpjekje për të parandaluar një bastisje të policisë kundër drogës appeared first on Telegrafi.