LSDM do të votojë për Qeverinë teknike, nuk do të lejojmë që OBRM-PDUKM të njollosë procesin zgjedhor dhe fitoren e dyfishtë në frontin evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke vendosur interesin e vendit në rend të parë deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe proeuropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do të mbështesin qeverinë teknike, tha deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së gjatë fjalimit në Kuvend.
Ai tha se nuk do të lejojmë që OBRM-PDUKM-ja të hedhë njollë në procesin zgjedhor dhe me këtë në fitoren e dyfishtë të frontit pro-evropian në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Së bashku me shumicën e deputetëve, bashkë me qytetarët, nuk do të lejojmë që skenarët destruktivë të OBRM-PDUKM-së të kenë sukses. LSDM në vitet e kaluara ka treguar se është parti demokratike që di të mbrojë zërin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre të pacenueshme për të shprehur lirisht vullnetin e tyre. Kështu do të vazhdojmë”, tha Kaevski./Telegrafi/
Kaevski: LSDM do të votojë për qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.