Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska në Top Tema në TV Telma theksoi se nuk do të propozojë asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, pasi që siç tha të mos kuptohet se po përcjell mesazhin e dikujt.

“Të mos mendojë askush se po përcjell mesazhin e dikujt, se dikush më ka thënë kë të sugjeroj, apo diçka të ngjashme. E dini, keqinterpretohet gjithmonë në publik”, tha Kacarska.

Ajo tha se votimi është i fshehtë, ndërsa nuk tregoi se për kë do të votojë ajo. Ajo theksoi se deri tani askush nuk i ka kërkuar të lobojë për dikë.

Duke iu referuar betimit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe shmangies së shqiptimit të emrit të ri kushtetues të shtetit, Kacarska tha se ndonëse askush në Maqedoni nuk i pëlqen emri, megjithatë ai është i përcaktuar në Kushtetutë dhe duhet respektuar./Telegrafi/

Kacarska: Nuk do të propozoj asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version