
Një vit më parë, Jumbo Central Park hapi dyert për të gjithë familjet, duke sjellë një eksperiencë unike blerjesh. Me një gamë të gjerë produktesh – nga lodrat dhe artikujt për bebe, deri tek dekorimet, produktet për shtëpi dhe shumë më tepër – Jumbo Central Park është një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë cilësi dhe çmime të favorshme.
Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, nga data 21 deri më 23 mars, Jumbo Central Park do të festojë me zbritje, aktivitete argëtuese dhe surpriza për të gjithë familjen. Për çdo blerje mbi 15€, do të ketë një zbritje prej 3€, ndërsa për çdo blerje mbi 25€, klientët do të përfitojnë 5€ zbritje.
Argëtimi do të jetë gjithashtu pjesë e festës. Maskotat gjigande do të mirëpresin të vegjlit me shumë buzëqeshje, ndërsa magjistari do të sjellë truke magjike unike, duke krijuar një atmosferë festive për vizitorët e të gjitha moshave. Eventet do të zhvillohen më 21, 22 dhe 23 mars nga ora 19:00 deri në 21:00, duke e bërë këtë përvjetor një mundësi të shkëlqyer për të shijuar blerjet dhe argëtimin në të njëjtin vend.
“1 vjetori i Jumbo Central Park ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, i mundësuar nga besnikëria e klientëve që e kanë bërë Jumbo pjesë të përditshmërisë së tyre. Ky përvjetor është një moment falënderimi dhe një premtim për të sjellë edhe më shumë eksperienca të bukura dhe një atmosferë të veçantë blerjeje për çdo sezon – thotë Leonora Huruglica, përfaqësuese e Jumbo.
Jumbo Central Park ju pret për të festuar së bashku një vit të suksesshëm dhe për të nisur një tjetër me më shumë surpriza!
Për më shumë informacione, na ndiqni në rrjetet tona sociale në Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.
Jumbo Central Park feston 1-vjetorin! Tre ditë Zbritje, Argëtim dhe Surpriza appeared first on Telegrafi.