Shefi i Njësisë zjarrfikëse në Galiçicë, Gjuro Jovçeski, informon se situata me zjarrin në Galiçicë është nën kontroll dhe po monitorohet nga afër. Ai thotë se dje në linjë 10 kilometra janë vendosur 120 zjarrfikës, si dhe pesë avionë – tre “air traktorë” dhe helikopterë policorë.
“Në frontin lindor zjarri është vënë nën kontroll. Sot në terren janë 100 zjarrfikës. Zjarri ndodhet dy kilometra larg në territorin e Shqipërisë dhe avionët po e shuanin ditën e djeshme. Në pjesën veriore në drejtim të Ohrit dy ditët e fundit janë bërë breza mbrojtës dhe aty zjarri është qetësuar dhe nuk priten probleme”.
“Pjesa më kritike ishte fronti perëndimor, por edhe atje situata është vënë nën kontroll, megjithëse ka të dhëna se mund të shfaqen sërish pika të nxehta. Ka mundësi që sot të angazhohen dy avionë zjarrfikës, njëri në seksionin drejt Prespës dhe tjetri drejt Liqenit të Ohrit, për të vënë nën kontroll të plotë dhe shuar zjarrin”, tha Jovçeski.
Në 12 ditët e fundit, deri zjarri shpërtheu në Galiçicë, u dëgjuan qindra shpërthime granatash dhe municionesh të mbetura nga Lufta e Parë Botërore.
Jovçeski: Zjarri në Galiçicë është vënë nën kontroll, në terren janë 100 zjarrfikës appeared first on Telegrafi.