“Unë mendoj se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm se Rusia është një vend dehumanizues, autoritar dhe tiran. Jam thellësisht i bindur se qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s”, tha analisti Nenad Jovanoviç në emisionin “200” të AlsatM.
Ai shtoi se standardet më të larta të jetesës, cilësia më e mirë e jetës, liritë dhe të drejtat e njeriut mund të arrihen duke iu drejtuar Evropës, jo Rusisë.
“Shumica e qytetarëve e dinë se në cilën rrugë të shkojnë. Qytetari maqedonas nuk mund ta shohë përfitimin financiar në Rusi. Përfitimet financiare dhe arsimore, shëndetësore dhe teknologjike shihen nga të gjithë në Evropë. Askush nuk dëshiron të shkojë në Moskë”, tha Jovanoviç.
Ai shtoi se qytetarët duhet ta marrin vendimin në kokën e tyre, nëse duan të jetojnë në diktaturën e Putinit apo si gjithë bota normale dhe e zhvilluar.
Jovanoviç: Qytetarët janë pro BE-së dhe NATO-s, sepse janë të vetëdijshëm se Rusia është një vend tiranik appeared first on Telegrafi.