Bullgaria nuk imponon kushte shtesë për procesin dhe negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Evropës, deklaroi nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova në hapjen e forumit “BE-ja takohet me Ballkanin” që mbahet në Sofje, transmeton BTA.

Ngjarja ishte organizuar nga Forumi Evropian Liberal, partia ALDE dhe Klubi Atlantik i Bullgarisë. Në Forum merr pjesë eurkomisarja për zgjerim Marta Kos, e cila ndodhet për vizitë pune në Bullgari, si dhe përfaqësues qeveritar nga Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi. Të pranishëm ishin edhe deputetë bullgarë dhe ekspertë.

Jotova theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes të dyja vendeve nuk janë problem për mosfillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke theksua se kjo është “tezë e politikanëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe e disa politikanëve dhe ekspertëve evropianë”.

“Ajo që Bullgaria e dëshiron është të respektohen kriteret evropiane, ashtu si çdo vend që ka hyrë në rrugën e anëtarësimit të vërtetë në Bashkimin Evropian i respekton këto kritere me çmimin e vendimeve dhe kompromiseve shumë të vështira. Edhe më tej besojmë se të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë të mbrojtura”, tha Jotova, duke theksuar se brenda kornizës është rënë dakord në vitin 2022,  në bazë të propozimit francez, nuk ka kërkesa bullgare, por kritere evropiane për anëtarësim, ku kryesorja është mbrojtja e të drejtave të njeriut. Jotova tregoi se korniza e rënë dakord është një dokument evropian që duhet respektuar, zbatuar dhe nuk mund të shtohet, fshihet, ndryshohet apo vihet “në plan të dytë”.

Sipas saj, ndalimi apo ngrirja e procesit të zgjerimit të BE-së do të sjellë paqëndrueshmëri edhe më të madhe, konflikte dhe ndikim të forcave të tjera armiqësore në rajon. Ajo beson se është e nevojshme një përgjigje e qartë e pyetjes nëse BE-ja dëshiron që vendet nga Ballakani Perëndimor, si dhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia të kenë perspektivë të afërt dhe të vërtetë.

Megjithatë, ajo nuk pajtohet me propozimet për çështjet e zgjerimit të BE-së që të zgjidhen me shumicë të kualifikuar nga vendet-anëtare, dhe jo me konsensus, duke theksuar se ka disa vende të cilët dëshirojnë ta ndryshojnë legjislacionin evropian dhe mënyrën e marrjes së vendimeve.

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në RMV nuk janë të mbrojtura, kërkojmë të respektohen kriteret evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version