Punonjësit në shumë institucione shtetërore ende presin pagat.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, ka alarmuar se punonjësit e kulturës, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Tregut, disa pjesë të Prokurorisë dhe shërbimi i ujësjellësit janë lënë pa para bazë për jetesë.

Ai shton se një numër i madh i punonjësve, pas festave të Pashkëve, fatkeqësisht ende nuk kanë marrë pagë dhe janë lënë me tryezë të zbrazët.

“Punonjësit në kulturë, të cilët dje dolën në protestë, deri mëngjesin e sotëm nuk kanë marrë pagën e tyre. Të dhënat e mia tregojnë se, për fat të keq, punonjësit në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës ende nuk e kanë marrë pagën. Po ashtu, punonjësit në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, që duhet të zbatojnë masat e Qeverisë dhe të kontrollojnë praktikat tregtare të padrejta dhe tregtarët e padrejtë, gjithashtu sipas informacioneve që i kam nuk kanë marrë paga. Punonjësit në disa Prokurori Publike gjithashtu nuk kanë marrë paga, si dhe punonjësit në Ujësjellës dhe Kanalizime, ku pati goditje të madhe ndaj punonjësve që të anëtarësohen në sindikata të tjera, po ashtu nuk e kanë marrë pagën e tyre”, tha Sllobodan Trendafilov – kryretar i LSМ-së.

Kreu i LSM-së u bëri thirrje të gjitha sindikatave dhe punonjësve që më 1 Maj të mblidhen në protestë për ta shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar paga më të larta.

“Kushtet e padenja të punës dhe pagat e padenja janë motivi kryesor për të protestuar dhe mos marshuar këtë vit më 1 Maj, prandaj besojmë se të gjithë ata punëtorë që besojnë se kanë të ardhura të ulëta, pra paga të ulëta, të gjithë punëtorët që besojnë se janë të poshtëruar nga punëdhënësit e tyre. Luftë për paga dhe kushte të mira pune, bashkohuni dhe qëndroni me ne më 1 Maj”, u shpreh Sllobodan Trendafilov – kryretar i LSМ-së.

Shporta sindikale konsumatore e qeverisë, sipas Trendafilovit, po përgatitet në mënyrë që autoritetet t’u tregojnë qytetarëve se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të hanë në sezon./Alsat/

Jo vetëm në kulturë, por edhe në institucione të tjera nuk ka paga appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version