Validin Ademi, udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Komunën e Tetovë, njofton se Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” është bërë me drejtori të ri.

Ademi në një postim në Facebook ka shkruar se drejtori i ri i gjimnazit do të jetë Jeton Kamberi, i cili do të zë vendin e Teuta Llallës.

“Sot, Gjimnazi i Tetovës ka drejtor të ri. Jeton Kamberi profesor i lëndëve juridike, me përvojë 20 vjeçare do të udhëheq me Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç”. Me dy kandidatë në garë, Jeton Kamberi ka fituar shumicën e votave nga Këshilli i Shkollës dhe kolegiumi i profesorëve, pra, 48 vota”.

“Një profesor i respektuar jo vetëm nga kolektivi, por edhe nga nxënësit, andaj Ne, i urojm sukses drejtorit të ri me shpresë që Gjimnazit të Tetovës t’i kthehet dinjiteti dhe vlera e munguar”, ka shkruar Ademi.

Ndryshe, ky vendim i Komunës së Tetovës për Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” vjen pasi Gjykata Administrative vendosi t’ia kthejë kompetencat arsimore komunës, pasi Ministria e Arsimit ia mori të njëjtat më herët./Telegrafi/

Jeton Kamberi emërohet drejtor i ri i Gjimnazit të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version