Drejtuesi i kompanisë “Gigabel” Jeton Asani, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, i cili përveç profesionit si programer, ka edhe një hobi mjaft interesant. Asani tha se që një kohë të gjatë merret edhe profesionalisht me sportin e garës me anije me vela. Ai tha se këtë e ka filluar ta praktikojë që nga vitit 2008, ndërsa sot është edhe pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Asani me kompaninë e tij u ofron shërbime softuerike, por edhe haruerike mbi 2500 kompanive, nga vendi dhe shtetet e rajonit.

“Si hobi kam punën e anijeve, merrem me gara me anije me vela. Këtë e praktikoj prej vitit 2008. Ishim disa shokë me të cilët bashkëpunojshim të sferës së IT, të cilët dilnin shpesh me anije dhe gjitha punët dolën natyrshëm. Por me kalimin e kohës u bë aktivitet i rregullt, dhe sot ka rregullshmëri të plotë. Vit për viti dalim në det, nëpër gara, kemi gara nacionale, gara internacionale. Me gjithë shokët që diskutojmë, kur u them se aktivitetin e kam specifik që është gara me anije me vela, është shokues për ta. Është sport interesant, që ua sugjeroj gjithve, pasi e ndjen lirinë absolute”, tha Asani.

Ndërsa sa i përket fillimeve të kompanisë së tij, ai theksoi se “Gigabel” ka lindur si nevojë e tregut për zgjidhje teknike.

“Fillimet e Gigabellit kanë të bëjnë me një softuer specifik, lindi si nevojë e tregut për zgjidhje teknike, por me kalimin e kohës Gigabelli solli vendim që softueri që e prodhojmë mos ta shesim, por vetëm ta huazojmë. Ishte vendim i drejtë, pasi kjo ishte para se me lind Cloud teknologjia, atëherë kjo ishte komplementare me teknologjitë e reja. Sot Gigabelli shërbimet që i jep i mundësojnë zhvillim dhe rritje të sigurt rreth asaj që ka të bëjë me zhvillimin teknologjik. U japim shërbim rreth 2500 kompanive, prej të cilave 70 janë në Top 200 në ekonominë e Maqedonisë. Ne nuk japim vetëm zgjidhje softuerike, por edhe harduerike. Japim shërbime në Greqi, Kosovë, Shqipëri, Serbi. Është biznes profitabil, por kërkon investim të vazhdueshëm dhe përkujdesje të përhershme”, tha Asani.

E pyetëm edhe për ekonominë në Maqedoni, për të cilën tha se ajo është në rënie të lirë.

“Ne japim shërbime edhe në aktivitetin e fiskalizimit, dhe nuk kemi ditë që nuk marrim kërkesë për ta shuar një kompani. Ka ditë kur edhe marrim dhjetë kërkesa në ditë. Bëhet fjalë për kompani të cilat ekzistojnë për një ose dy vite dhe mbyllen. Tani nuk ka as blerës e as punëtorë”, tha Asani.

Ai pati kritika për afaristët në vend, për të cilët tha se nuk kanë ide rreth zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së kapitalit. Ai tha se ajo që është pozitive në vend është në pjesën e shërbimeve, duke shtuar se dy universitetet në Tetovë prodhojnë kapital njerëzor të aftë./Telegrafi/

Jeton Asani nga Tetova, ndërmarrësi i suksesshëm me hobi interesant appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version