Ish-drejtori i Agjencisë për Promovimin e Turizmit, Ljupço Janevski thotë se nëse bëjmë krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia është e fundit nëse e krahasojmë me periudhën 2024 me 2019.
“Shikojë se jemi në fillim. Evropa dhe bota shikojmë se janë kthyer me rezultate më të mira, të mos flasim për rajonin, ku ka rezultate rekorde. Ne jemi vendi i fundit me rritje më të vogël.
Kjo as nuk duhet të na habis, nëse e dimë se çfarë ndodhi në vitin 2024 dhe ku ishin institucionet kur turizmi ishte në pikëpyetje”, tha Janevski për “Sloboden Peçat”.
Janevski tha se buxheti i cili u nda për vitin 2024 ishte poshtëruese për industrinë e turizmit.
“Në përgjithësi, pikërisht pandemia i tregoi anët e dobëta të industrisë së turizmit në Maqedoni”, tha Janevski./Telegrafi/
Janevski: Pandemia i tregoi anët e dobëta të industrisë së turizmit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.