Dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Vesna Janevska siguron se nga shtatori nuk do të ketë asnjë problem me tekstet shkollore. Thotë se nxënësit do të mësojnë nga tekstet e shtypura edhe në lëndët e historisë dhe shoqërisë për klasat 5 dhe 6, historia për klasën e 7-të dhe gjeografia për klasën e 7-të.

“Tani fëmijët do të kenë para tyre libra të shtypura në letër, të prodhuara si materiale mësimore nga Byroja e Arsimit dhe autorë individual”, tha Vesna Janevska- ministre e Arsimit.

Pas reagimeve të shumta të prindërve dhe mësimdhënësve për cilësinë e teksteve dhe përmbajtjen e tyre, Janevska njoftoi se planet mësimore dhe programet për klasat e 7-ta dhe të 8-ta janë në diskutim publik. Më pas do të vendosen për klasën e 6-të dhe të 9-të dhe nga klasa e parë deri në të pestën. Megjithatë, rënia drastike e numrit të nxënësve mbetet pikë e dhimbshme. Nga shtatori, numri i nxënësve të klasës së parë do të reduktohet me rreth 600, për këtë arsye disa shkolla në zonat rurale mund të mbyllen.

“Deri në 1 shtator nuk do të mbyllet asnjë shkollë në zonat rurale. Në 10 komuna ky proces tashmë është mbyllur dhe tani po fillojmë punën në 20 komuna të tjera. Po bëhet analizë, po flasim për ato shkolla që janë afër asaj qendrore në 2, 3, 5 kilometra dhe ku ka disa fëmijë që janë të izoluar në mjediset e tyre rurale. Do të jetë në dobi të madhe për nxënësit, por edhe për shtetin. Ato shkolla mund të përdoren për kopshte apo për çdo gjë që i nevojitet komunës”, shtoi Vesna Janevska- ministre e Arsimit.

Nga shtatori, 124 shkolla fillore dhe të mesme do të nisin mësimin në një turn, pasi i plotësojnë kushtet./Alsat.mk

Janevska: Viti i ri shkollor do të nis me numër më të reduktuar të filloristëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version