Transporti falas për studentët do të vazhdojë edhe në vitin 2025. Për këtë Qëllim, Qeveria në seancën e sotme vendosi t’i transferojë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik 120 milionë denarë.

Mjetet janë rialokuar nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deri në fund të javës do të kalojnë në llogarinë e NQP-së.

Kryeministri Mickoski në konferencën e përbashkët me ministren e Arsimit Vesna Janevska tha se Transporti publik falas, do t’u japë studentëve qasje më të madhe në arsim dhe do t’i çlirojë ata nga ngarkesat financiare, në mënyrë që ata të mund të fokusohen më shumë në studimet e tyre dhe zhvillimin personal.

“Studentët këtë vit do të kenë transport falas, me rëndësi për ta dhe kërkesë e tyre pasi në janar kanë sesion. Jemi në kontakt me studentët si Qeveri dhe zgjidhim shumë probleme që kanë ata. Studentët janë të kënaqur, pasi këtë vit 18% më shumë mjete siguruam për standardin studentor dhe bashkë do të punojmë si për ligjin e standardit studentor ashtu edhe në ligjin për standardin e nxënësit. Kjo Qeveri ka mirëkuptim dhe investon tek të rinjtë dhe dua të përcjell mesazhin se MASH do të ketë mirëkuptim për kërkesat e tyre”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit./

Janevska: Studentët edhe në vitin 2025 do të kenë transport falas appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version