Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska informoi se punojnë në ligjin për standardin studentor dhe se racioni studentor do të mbetet 140 denarë, por, do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë.

E pyetur nëse do të ketë ndryshim të modelit të racionit studentor dhe në cilin drejtim mendon, Janevska u përgjigj pozitivisht.

“Po, planifikohet, në këtë moment po punohet për ligjin për standardet studentore. Sipas shkresës që kemi marrë nga studentët, racioni i studentëve do të mbetet 140 denarë, por do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë”, informoi Janevska gjatë vizitës në “Panairin e arsimit” të organizuar nga iniciativa studentore “Studentaria”.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se rinovimi i konviktit të studentëve “Pellagonia” do të fillojë pasi të përfundojnë dy konviktet, të cilat aktualisht janë duke u zbukuruar.

“Renovimi i konvikteve duhet të vazhdojë gradualisht në mënyrë që të mund të akomodohen studentët që duan të studiojnë në Shkup. Prandaj, pasi të përfundojnë dy që kanë filluar, do të fillojë edhe renovimi i ‘Pellagonisë’”, u përgjigj ajo në pyetjen e një gazetari.

Janevska: Racioni studentor do të mbetet 140 denarë, por do të përfshihen më shumë studentë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version