Në fazë të diskutimit janë bisedimet për paga më të larta të mësimdhënësve ndërmjet Sindikatës për arsim dhe shkencë (SASH) dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrat në Qeveri, të cilat filluan dje, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, e cila mori pjesë në orën e parë akademike të Universitetit “Goce Dellçev”.

“Detajet janë ende në fazë të diskutimit dhe finalizimit. Do të thotë është diskutuar për mundësitë e ardhshme, është diskutuar për metofologjinë, është diskutuar për nevojat e mësimdhënësve, për mundësitë e shtetit dhe vazhdojmë të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithëve”, thotë Janevska.

E pyetur nëse është dakorduar për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 12 për qind, Janevska u përgjigj se ende është duke u diskutuar.

Lidhur me rritjen e shujtës studentore, ministrja resor Janevska theksoi se sa do të rritet paga do të varet nga mjetet buxhetore për vitin e ardhshëm.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm 2025 parashikojmë rritje të shujtës studentore. Ju e dini se në rindërtim janë dy shtëpi studentore në Shkup. Por parashikohet rindërtimi shumëvjeçar i shumë shtëpive studentore në të gjithë vendin. Vëllimi i bursave është rritur dhe ne kemi plotësuar kërkesat e studentëve. Kemi ndryshuar disa rregullore, dhe kjo është për ata që kanë përfunduar me 180 kredite, të mund të aplikojnë për studime pasuniversitare, kemi ndryshuar Rregulloren për ata që duan të studiojnë në Akademinë Pedagogjike. Pra, çdo gjë që mund të arrijmë si shtet dhe si ministri, e bëjmë menjëherë”, thotë Janevska.

Ajo theksoi se mbetet të diskutohet edhe për Ligjin, pastaj për standardin studentor dhe kërkesa tjera që kanë studentët.

Janevska: Po diskutojmë me sindikatën për paga më të larta të mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version