“Qeveria e re do të bëjë të pamundurën për të reduktuar pritjet për regjistrim në kopshte”. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska thotë se çerdhet private janë një nga zgjidhjet e këtij problemi.

“Në kopshte ose numri i fëmijëve që kujdesen është shumë i lartë ose nuk ka fare kopshte. Tashmë jemi dëshmitarë që pushtetet vendore kanë filluar ta zgjidhin këtë problem. Plani i qeverisë së re është që arsimi parashkollor, në kohën e duhur, të hyjë në sistemin arsimor nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të punojë për të siguruar kushte që më shumë fëmijë të ndjekin kopshtin, si dhe të rregullojnë programet edukative – veprimtaritë edukative në kopshte. Kopshtet private janë një nga zgjidhjet e problemit të pritjes për regjistrim, nuk besoj se do të jenë në dispozicion të të gjithë qytetarëve, por pres që të ulin presionin në çerdhet shtetërore”, tha Janevska.

Lidhur me mësimin e paralajmëruar në një ndërrim në nivel të gjithë vendit, ministrja Janevska sqaroi se është përcaktim programor i OBRM-PDUKM-së, se ka të bëjë me arsimin fillor dhe të mesëm dhe se pason një periudhë e kushteve të ndërtimit që të mund të realizohet.

“Disa shkolla mund ta bëjnë edhe tani, por ka edhe shkolla që punojnë me dy ose tre ndërrime. Aktualisht ministria është duke bërë një analizë, pas së cilës aty ku ka kushte do të kërkojmë që ato shkolla të punojnë vetëm me një ndërrim. Kjo është domethënëse jo vetëm sepse është më e natyrshme që nxënësit të vijnë në mësim të pushuar në mëngjes, por edhe sepse mundëson qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe realizimin e shumë aktiviteteve shtesë kurrikulare dhe jashtëshkollore. Kjo praktikë është dëshmuar të jetë shumë e dobishme në mbarë botën. Në marrëveshje me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, e cila ka hartuar kurrikulat për lëndët e shumta zgjedhore, ato do t’u ofrohen shkollave”, tha ministrja.

Ajo shpjegoi se mësuesit mund ta përdorin lirinë në procesin mësimor dhe duke aplikuar metoda të ndryshme, mjete didaktike etj., për të realizuar aktivitete mësimore dhe jashtëshkollore, me synim ngritjen e cilësisë së arsimit.

Janevska: MASH po bënë analiza për zbatimin e mësimit me një ndërrim në disa shkolla appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version