Një tjetër denoncim për mashtrim në blerjen e druve të zjarrit është regjistruar nga policia. Sot në ora 12:50 në SPB Kumanovë, një grua 64 vjeçare nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 5.000 denarë.
“Sipas paraqitjes, personi i ka ofruar dru zjarri dhe pasi janë pajtuar, ajo i ka dhënë paratë, pas së cilës ai është larguar dhe nuk është kthyer më, pas së cilës ajo ka kuptuar se ishte mashtruar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, tha SPB Kumanovë.
Më 5 janar të këtij viti është regjistruar një mashtrim kur një banor nga Kumanova ka raportuar se i janë mashtruar për 3.000 denarë.
Në vitin 2023 në zonën e SPB-së Kumanovë janë regjistruar gjithsej shtatë mashtrime për dru zjarri, ndërsa në vitin 2022 15 kallëzime për mashtrim me dru zjarri. SPB Kumanovë ndërmerr masa dhe aktivitete për gjetjen dhe sanksionimin e autorëve të këtyre mashtrimeve.
“MPB Kumanovë apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm, e sidomos të moshuarit kur i thërrasin persona të panjohur, të mos bien në mashtrime në të cilat ofrohen shërbime të rrejshme dhe të gjitha rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin 192”, thotë SPB Kumanovë.
Janë regjistruar shtatë mashtrime për dru në Kumanovë gjatë vitit 2023 appeared first on Telegrafi.