Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme përcaktoi tekstet e dy projektligjeve nga sfera e energjetikës: Projektligji për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe Projektligji për energjinë, çështja e të cilave më parë ishte rregulluar me një ligj.
Risia që po futet, për të pasur një ligj të veçantë për burimet e rinovueshme të energjisë, sipas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë, është në përputhje me përcaktimin e Qeverisë për të nxitur investimet në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe në përputhje me me përcaktime të tilla dhe dispozita ligjore të Bashkimit Evropian.
Objektivi kryesor i Projektligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë është thjeshtimi i procedurave në lidhje me përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në përputhje me Paketën Legjislative të BE-së për Energjinë e Pastër.
Objektivi kryesor i Propozimit të Ligjit për Energjinë është transpozimi i rregulloreve dhe direktivave të BE-së – për furnizim të besueshëm, të sigurt dhe cilësor me energji për konsumatorët dhe arritjen e një sektori energjitik efikas, konkurrues dhe financiarisht të qëndrueshëm, duke zbatuar parimet e mosdiskriminimit, objektivitetit dhe transparencë .
Dy zgjidhjet e propozuara ligjore janë zhvilluar me mbështetjen e USAID-it.
Janë përcaktuar tekstet e dy ligjeve të propozuara në fushën e energjisë në RMV appeared first on Telegrafi.