Pas reagimeve të furishme, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka kërkuar falje për deklaratën e saj se nxënësit do të mësojnë gjuhët e huaja nga serialet dhe se nuk kanë nevojë për gramatikë.
Ajo sqaron se tekstet për lëndët zgjedhore të Gjuhëve dhe Kulturës së Bashkësive ishin të dobëta dhe nuk morën miratim nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
Sipas këtyre teksteve, fëmijët duhej të rimësonin përkufizimet që mësohen po të njejta edhe në gjuhën e tyre amëtare.
“Kërkoj ndjesë të thellë për deklaratën time të dobët dje. Për shembull, tekstet ofronin materiale të përsëritura që fëmijët mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Për shembull, përkufizimi i një emri, përemri, parafjalë, çfarë mësojnë në gjuhën amtare. Gjatë mësimit të gjuhëve të Bashkësive duhet të fokusohemi në gjuhën komunikuese”, thotë ministrja Vesna Janevska.
Nga data 1 shtator nxënësit nuk do të kenë tekste të gjuhëve të huaja.
Problemi, sipas Janevskës, është se tenderi ka dështuar vazhdimisht.
Ministria do të duhet të presë përfundimin e procedurës që është duke u zhvilluar dhe vetëm atëherë do të kërkohet zgjidhje për vitin e ardhshëm shkollor.
“Ai tender është anuluar shumë herë. Dhe për shkak të këtij anulimi, ka shumë kundërshtime. Por gjithsesi, tenderi i fundit që është shpallur, sërish kompanitë kundërshtojnë se diçka në atë tender nuk shkon. Derisa të përfundojë ajo procedurë e ankesave, nuk mund të shpall tender të ri”, thotë Janevska.
Për këto deklarata, ka reaguar dhe opozitarja LSDM.
Ata i kanë quajtur këto deklarata skandaloze që fëmijët mësojnë një gjuhë të huaj nga serialet.
Edhe maturantët nuk do t’i kenë të plota materialet shkollore. Është në proces shtypja e teksteve shkollore për vitin e parë dhe atyre të miratuara për vitin e dytë.
Të gjitha të tjerat do të shtypen pas marrjes së miratimit nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
Janaveska: Prej më 1 shtator nuk do të ketë libra për gjuhët e huaja sepse tenderi vazhdimisht po dështon appeared first on Telegrafi.