Shefi i Sektorit për Koordinim të Sanksioneve pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe ndihmës sekretari i emëruar shtetëror për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, sot arriti në Maqedoninë e Veriut, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e liderëve, kushtuar Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Shkup.
Siç kumtuan nga Sekretariati për Çështje Europiane, mirëseardhje O’Brien i dëshiroi zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq, i cili iu falënderua për përkrahjen që SHBA-ja ia jep Maqedonisë së Veriut.
Ndihmës sekretari shtetëror O’Brien është pjesë e Delegacionit të partnerëve strategjikë të shtetit, të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e liderëve kushtuar Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor të Komisionit Evropian, nikoqir i të cilit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte dhe nesër në Shkup.
“Përkrahja e SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut vjen çdoherë në kohë të vërtetë, për çka jemi tejet falënderues”, tha zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq.
“Në prag të takimit të liderëve, kushtuar Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, shteti i ynë e ka atë nder t’i lidh të gjithë pjesëmarrësit, delegacionet e vendeve nga rajoni dhe me këtë ta tregojmë përkushtimin tonë serioz ndaj integrimit euroatlantik, zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit dhe të rajonit”, njoftojnë nga SÇE.
James O’Brien arriti në Shkup, Mariçiq: Përkrahja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut vjen çdoherë në kohë të vërtetë appeared first on Telegrafi.