Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, i cili është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgim për dy vepra penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, sot para ndërtesës së komunës ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Themelore Penale është skandaloz dhe se kundër tij nuk ka asnjë provë të vetme. Ai ka bërë të ditur se do ta ankimojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit.
Ai thotë se priste një lirim dhe se “kjo është dredhi politike”.
“Jam i dënuar që kam ndërtuar këtë kasolle dhe tjetrin, ku projekti përfshin ndërtimin e një kasolle montim-çmontuese. Kjo është prej gipsi, sipas të gjitha rregulloreve dhe standardeve, është objekt i përkohshëm i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nuk mund të ndiqet penalisht se është objekt i përkohshëm”, tha Jakimovski.
Ai shtoi se kjo nuk është çështje krimi apo korrupsioni dhe theksoi se kjo është procedurë administrative që mund të ndërpritet në çdo fazë.
Ndryshe, kryetari i komunës Stevço Jakimovski u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg për dy vepra penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndërsa një ish-punonjës komunal me dy vjet me kusht. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe Jakimovski ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Ai tha në fillim të gjykimit se nuk ishte fajtor./Telegrafi/
Jakimovski: Vendimi i gjykatës është skandaloz, do të dorëzoj ankesë në Gjykatën e Apelit appeared first on Telegrafi.