Kandidati Stevço Jakimovski prioritet gjatë mandatit të tij thotë se do ta ketë reformimin e shërbimeve të sigurisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe filtrimin e njerëzve që do t’i delegon në Këshill Gjyqësor dhe Gjykatë kushtetuese.

Jakimovski tha se me ardhjen e tij si president, në shërbimet e sigurisë nuk do të ketë më njerëz të punësuar nga partitë politike.

“E them me përgjegjësi se si president i ardhshëm, në shërbimet e sigurisë përkatësisht në Agjencinë e Zbulimit nuk do të ketë shansin që të punësohet dikush që i takon ndonjë partie politike. Gjithashtu garantoj se shef i Shtabit të Përgjithshëm nuk do të ketë shanse të bëhet dikush i afërt me cilëndo parti politike”, deklaroi Stevço Jakimovski, Kandidat për president.

Jakimovski: Prioritet, reformimi i shërbimeve të sigurisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version