
Pronari i “Pucko Petrol”, Asmir Jahoski, i dyshuar në hetimin për keqpërdorime me naftë, ofron një milion euro pasuri të paluajtshme për të dalë nga burgu i “Shuto Orizares” dhe për t’u mbrojtur në liri, ndërsa Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon edhe 1.15 milionë euro për lirimin e tij.
Prokurori publik e ka dorëzuar mendimin në Gjykatën Penale, ku përveç parave, prokuroria kërkon që ndaj tij të caktohet edhe masa e sigurisë. Shuma e kërkuar nga prokuroria është e barabartë me shumën që ai akuzohet se ka përvetësuar.
“Në mendim, prokurori publik theksoi se propozimi i të dyshuarit për heqjen e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin e saj me masë garancie në patundshmëri në vlerë të llogaritur prej 60.672.235 denarë, mund të jetë i bazuar vetëm nëse i dyshuari në të njëjtën kohë depoziton në llogarinë e posaçme gjyqësore shumën prej 72.000.000 denarë.
Në rastin konkret, sipas provave me të cilat disponon prokuroria, shuma prej 72.000.000 denarë përkon me shumën e përgjithshme të dobisë pasurore të fituar në mënyrë të kundërligjshme për këtë të dyshuar, nga e cila në procedurë të mëtutjeshme mund të mblidhet çdo kërkesë e mundshme për kompensim”, njoftojnë nga Prokuroria./Telegrafi/
Jahoski ofron një milion euro garanci, prokuroria kërkon edhe një milion shtesë për të dalë nga paraburgimi appeared first on Telegrafi.