Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se icidenti në Haraçinë është si pasojë e politikës së Ali Ahmetit i cili përdor politikën “përça dhe sundo”.
“Një prej faktorëve që Ali Ahmeti është gjatë në qeveri është se i është përmbajtur maksimës përçaj e sundo, tash është nervoz me veprimet dhe qëndrimet, edhe ai edhe rrethi i tij, sepse nuk arriti ta përçajë opozitën shqiptare. Hera e parë është që futet në zgjedhje me opozitë të konsoliduar, opozitë të bashkuar, opozitë me një platformë, një program. Tjetra është se jo vetëm qeverinë, por edhe BDI-në Ali Ahmeti e ka mbajtur me këtë maksimë përçaj e sundo.
Nëse i merrni dhe analizoni 34 degët e BDI-së, çdo degë ka minimum nga dy fraksione, dy pale, Tetovës që ju ka frigu më shumë e ka mbajt me 5-6 fraksione, pra përçaj e sundo, sepse ideja e Ali Ahmetit është e njëjtë, edhe në Haraçinë, edhe në Çair, edhe në Kumanovë, dmth përçaj e sundo, mos të merren me politikat lartë dhe me Ali Ahmetin, por merren mes vete, dhe i merr votat e dy palëve, prandaj ndodhi vrasja në Kumanovë me komandant Shqiponjën, për të njëjtën arsye ndodhi edhe vrasja e dytë në Kumanovë, kjo është hera e tretë që ndodh në Haraçinë, dhe sështë hera e parë, sepse incidentit i parapriu rrahje në komunë, u bë thirrje për ta menaxhuar situatën, por Ahmetit dhe atyre përreth nuk ju konvenon unifikimi se atëherë do merren me qendrën.
Kështu do të merren me veten dhe këto janë pasoja të politikave të gabueshme dhe jonjerëzore të Ali Ahmetit”, tha Mexhiti për “Alsat”.
Izet Mexhiti: Incidentet pasojë e politikës së Ali Ahmetit përçaj e sundo! appeared first on Telegrafi.