I dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast.

Ai në një deklaratë për “TV21” thotë se aspak nuk e njeh djalin i ish-kryetarit Boro Stojçev dhe deklaroi se nuk ka bë asgjë asgjë kundërligjore.

“Asnjëherë as se kam parë, as se njoh. Në këtë moment, jo vetëm që mendoj jam i bindur se nuk është korrekte që të flas unë më tepër në lidhje me këtë proces, sepse kjo duhet të lihet organeve të drejtësisë të cilët në mënyrë profesionale ta zbardhin deri në fund hetimin që duhet ta bëjnë.

Unë kam besim të plot te organet, por ama morale dhe për mua shumë me rëndësi të ju informojë edhe juve edhe opinionin se me përgjegjësinë më të madhe deklaroj se asgjë kundërligjore nuk kam bë. Ajo do të vërtetohet gjat procedures”, tha, Ixhet Memeti – prokuror.

 

Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version