Organizatat joqeveritare raportojnë se muaji mars pati goxha raste të korrupsionit në vend, shkruan Alsat.
Sipas raportit mujor të Transparency International-Maqedoni, të cilët monitorojnë rastet lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, rendisin veprimet më të spikatura të korrupsionit në vend.
Transparency International-Maqedoni:
SHBA futi në listën e zezë për korrupsion kryetarin e Komunës së Karposhit dhe kandidatin për president Stevço Jakimovskin, si dhe ish-prokuroren publike speciale Katica Janeva Katica Janevën;
Abuzimet: Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) po kërkon kthimin e 2.2 milionë eurove nga Maqedonia e Veriut të keqpërdorura përmes programit ‘Erasmus+’ ndërmjet viteve 2016 dhe 2018.
“GREKO” me kritika për mosndëshkimin e prokurorëve dhe origjinën e pasurisë së deputetëve, gjyqtarëve. Kërkojnë heqjen e ndikimit të politikës në drejtësi dhe ndëshkimi i prokurorëve.”
Tenderë pa konkurs dhe dyshime të shumta për korrupsion – si shpenzohen paratë publike?!
Procedura jo transparente, mungesë konkurrence dhe dyshime të shumta për korrupsion të shfrenuar.
Barometri i korrupsionit sipas Transparency International, tregon se në muajin që sapo lamë pas në Maqedoni ka pasur edhe raste të qarta të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike.
NGJARJE TË “QARTA” PËR MARS 2024:
Prokuroria Publike e Strugës ka ngritur propozim aktakuzë të re kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko, i cili në mënyrë të kundërligjshme ka caktuar ushtrues detyre, drejtorin e shkollës në fshatin Llabunishtë.
Kallëzim penal kundër 26 personave për keqpërdorime me dërgimin e naftës për ngrohje në objektet publike në Shtip, në 35 raste kanë dëmtuar buxhetin e komunës në shumën prej 18.4 milion denarë.
Kallëzim penal për ish-drejtorin e Fondit Pensional D.B.(45) për korrupsion. Byroja për siguri publike ka denoncuar ish-drejtorin me dyshime për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, njoftoi MPB.
Lista është e gjatë për muajin mars, duke vazhduar edhe me afera të tjera korruptive të nëpunësve shtetëror dhe punonjësve administrativ, policisë dhe doganierëve për abuzim me pozitat zyrtare. / Alsat.mk
Ish-drejtori i fondit pensional në RMV, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar appeared first on Telegrafi.