Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre”.
“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Ndryshe, Ministria e Arsimit pas vendimit të Qeverisë, njoftoi se ditët e humbura në procesin arsimor do të duhet të zëvendësohen gjatë fundjavës. Kjo shkaktoi reagim nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, prej ku i kërkuan ministrisë që ta tërheq këtë vendim.
Theksojmë që me vendim të Qeverisë ditët e zgjedhjeve 24 prilli dhe 8 maji janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët në vend./Telegrafi/
Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditë jo pune gjatë zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.