SPB Tetovë sot ka ndaluar dy persona për shkak se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot (5 nëntor) në rrugën ,,Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale,,Rrezikimi i sigurisë” e dënueshme nga neni 144 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit, ata rreth orës 14:20 e kanë kanosur personin L.M., punonjës në komunën e Tetovës.

Të njëjtit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

 

Incidenti në Komunën e Tetovës, policia jep detajet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version