Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se interpelanca për të nuk është politikisht përmbajtësore. Duke folur për disa vërejtjet dhe shkrimet në media për të gjatë periudhës së kaluar, por edhe pohimet në vetë kërkesën për interpelancë, tha se nuk ka bërë kurrfarë shkelje të sekularitetit, si dhe se nuk ka kërkuar nga askush të shkel ligjet ndërkombëtare apo vendore.
Gashi gjatë takimit me mediat foli edhe për rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai tha se në atë rast ka ndihmuar sepse Osmani e kishte telefonuar nga vendi i ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë.
“Më thirri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dridhej zëri, kërkonte ndihmë. Ajo më tha se kishte probleme në aeroportin e Shkupit dhe se ishte ndarë nga fëmijët që ishin gjithashtu në aeroport. Më tha se fëmijët ishin shumë të frikësuar dhe po qanin. Më duhej të ndihmoja. Nuk e di se cili person nuk do të ndihmonte nëse dikush lutet për ndihmë”, deklaroi Gashi.
Incidenti në aeroportin e Shkupit, Gashi: Vjosa Osmanit i dridhej zëri, u pengua incident më i madh me pasoja appeared first on Telegrafi.