Një punonjës i spitalit mbrëmë ka mbetur i plagosur në spitalin “8 Shtatori”, pasi është therur me thikë, njofton MPB.
MPB njofton se D.T.(36) nga Shkupi, punonjës në spital, është lënduar pasi është therur me thikë nga M.N.(77) nga Shkupi, pacient në spital.
Sipas njoftimit, sulmuesi ishte sjellë më parë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të spitalit në korridor.
Në vendngjarje kanë dalë zyrtarët e policisë, shton MPB.
Incident në Spitalin “8 Shtatori”, pacienti sulmoi me thikë një të punësuar në spital appeared first on Telegrafi.