Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë njofton se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i armatosur me çrrastë në vendngjarje kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një i lënduar, përcjell “Telma”.

Incidenti ka ndodhur në ora 12:25 minuta në fshatin Gabresh të Kumanovës, me çrrastë një 66 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj.

Gruaja 63 vjeçe dhe djali i saj 38 vjeçar kanë nderuar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është dërguar në spitalin e Kumanovës. Autori është arrestuar nga organet e rendit.

Informatat e para flasin se bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore.

Incident në Kumanovë, vriten dy persona dhe plagoset një tjetër appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version