Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri i ka bërë thirrje publike LSDM-së që të mos merren me zv. kryeministrin Izet Mexhitin dhe ka theksuar se nëse LSDM pretendon se ka parregullsi atëherë siç thotë ajo, ajo parregullsi ka nisur në radhët e tyre me një praktikë të vendosur që nga viti 2017.

Lexo po ashtu
LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

“Sot jemi këtu para selisë qendrore të LSDM-së për tu dorëzuar dokumente dhe prova që padyshim tregojnë se nënkryetarja e tyre aktuale dhe ish ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova ka punuar sipas të njëjtit model siç punon sot ministri Izet Mexhiti.

Këto dokumente tregojnë se të njëjtat procedura të njejtat praktika arkivore dhe zyrtare që sot i sulmojnë si parti kanë qenë në fuqi për çdo ministër që ka drejtuar këtë institucion në qeveri të LSDM-së përfshirë edhe nënkryetaren e tyre Kaja Shukova”, ka deklaruar deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri.

Imeri: Mos u merrni me Izet Mexhitin, ai po punon me modelin me të cilin punonte edhe Kaja Shukova appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version