Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, duke folur për ligjin e “branitellave”, sot tha se nuk do të lejojë që një pjesë e poppullsisë të mos trajtohet e barabartë.
“Sido ta shikoni këtë çështje, do të shihni se presidenti ka të drejtë. Ai e dëshiron të vërtetën në tërësinë e saj. Ajo është e bindur se e ardhmja e vendit nuk mund të ndërtohet me gjysmë të vërteta. E pranoj që kam dobësitë e mia, ajo është shqiptare dhe duhet të përballet me dallimet me të cilat përballen edhe bashkëqytetarët e saj. Po të ishte burrë, nuk do ta kishte vënë interesin personal mbi interesin kombëtar. Së pari le të jemi njerëz”, tha sot nga foltorja e Kuvendit, deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, duke folur për interpelancën ndaj saj.
Kujtojmë se kundër saj deputetët e “Së Majtës” kanë bërë interpelancë për, siç thonë ata, shkeljen brutal të Kushtetutës dhe Rregullores së Punës, që e pengon që Ligji për Veteranët të prezantohet para deputetëve.
“Mjafton të përqendrohemi kur lexojmë nenin 9 të Kushtetutës dhe do ta ketë të qartë për të gjithë se kjo interpelancë është për të treguar pushtet dhe për të diktuar mbi punën e deputetëve që mendojnë ndryshe.
Nuk dola për të debatuar, por për të konfirmuar që nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë. Unë gjithmonë do të veproj njësoj kur është e nevojshme. Ju ftoj të bashkoheni me mua dhe t’i thoni “jo” shfrytëzimit të qytetarëve”, tha Dauti në fjalimin e saj para deputetëve./Telegrafi/
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë appeared first on Telegrafi.