Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi tha se kanë siguruar rreth 400 mijë euro që do të shfrytëzohen për higjienën komunale më saktë, qendër për riciklimin e mbeturinave.

Ibrahimi në “Daily Click” tha se është në fazën finale dhe shumë shpejtë do të dalin në terren dhe shtoi se do të jetë e vetmja në rrethinë të Shkupit.

“Për ketë çështjen e ruajtjen e pastërtisë, për ruajtjen e higjienës komunale, kemi siguruar së bashku me komunën e Rahovecit 700 mijë euro ku pjesa jonë është afër 400 mijë euro ku do të jetë për qendër të riciklimit të mbeturinave. Është në fazën finale ku shumë shpejt do të dalim në terren për ta filluar këtë projekt dhe është e vetmja në rrethinë të Shkupit ku do ta kemi një ndërmarrje të tillë”, tha Ibrahimi

 

Ibrahimi: Janë siguruar 400 mijë euro për ndërtimin e qendrës së riciklimit të mbeturinave në Haraçinë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version