Ngjarjet në Koçan sjellin shumë të pavërteta dhe dyshime rreth ngjarjeve makabre. Policia sot ka ndaluar disa persona dhe njëri ndër ta në pyetjen, a ndjeheni fajtor thotë se ndjehet si hero pasi ka shpëtuar 200 të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ndihemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 njerëz. Unë qëndrova deri në momentin e fundit në zjarr për t’i nxjerrë të gjithë fëmijët, për t’i shpëtuar si të ishin të mitë. Kam dy fëmijë të mitur” tha njëri nga të dyshuarit për zjarret i cili përcillej në stacionin policor, me duar të lidhura dhe në shoqërim të policisë. 

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se janë duke kryer procedura penalo juridike lidhur me fajtorët dhe të dyshuarit për zjarret në diskotekë.

Lexo po ashtu
Toshkovski: Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në Koçan janë sjell nga anëtarët e bendit

“Aktualisht, 23 persona janë të dyshuar, 11 janë në paraburgim dhe nuk do të ndalemi këtu, siç qëndron puna. Gjatë ditës së sotme, nuk do të ndalemi me veprimet procedurale, pra kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar në atë nivel sa mund të themi se kemi një situatë katastrofale në aspektin e veprimit të një numri të madh institucionesh, të cilat sipas ligjit është dashur të ndjekin vënien në funksion të diskotekës, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes nga një zjarr i mundshëm. Për këtë arsye, edhe gjatë ditës së sotme do të ketë një numër të madh personash që do të arrestohen, si nga MPB, ashtu edhe nga institucione të tjera. Por tani nuk do të doja të zbuloja detaje,” deklaroi Toshkovski.

Përndryshe, të vdekur deri tani janë 59 njerëz ndërsa numri i të lënduarve nëpër spitale është mbi 130. /Telegrafi/

 

I dyshuar për zjarrin në Koçan, por ai thotë se është hero pasi ka shpëtuar 200 të rinj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version