Niveli i lartë i korrupsionit në vend ekziston ende dhe situata me këtë të keqe sociale është përkeqësuar në 10 vitet e fundit. Kështu ka treguar analiza e Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar, prej ku thotë se përqindja e korrupsionit në vendin tonë është afërsisht e njëjtë si në vendet e rajonit.
“Vitin e kaluar në të gjithë rajonin ka pasur nivel ende të lartë të presionit korruptues, që do të thotë se shumë njerëzve u kërkohet ryshfet. Në rajon, mesatarja është diku rreth 33%, te ne më e ulëta është 31%, me atë që gjithashtu shumë njerëz japin ryshfet. Në rajon, është 31%, që do të thotë se ka shumë pak rezistencë ndaj korrupsionit, pothuajse 90 % e atyre që iu është kërkuar ryshfet”, tha Aleksandar Krzhallovski.
Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, konfirmoi se rol të rëndësishëm ka sektori joqeveritar në luftën kundër korrupsionit.
Zv.ambasadori i delegacionit të BE-së, Ben Nupnau, tha se korrupsioni është problem serioz në Maqedoni, gjë që është theksuar edhe në raportet e Komisioneve europiane për avancimin e vendit.
“Korrupsioni është çështje që duhet t’i përkushtohen udhëheqësitë politike, por ata nuk duhet të jenë të vetmit që luftojnë kundër korrupsionit, gjithashtu nevojitet përfshirja e sektorit civil dhe vetë qytetarëve që duhet të jenë mbrojtës aktiv, të jenë transparent dhe të japin llogari”, deklaroi Ben Nupnau.
Qeveria përsëri e rikrijoi Këshillin për bashkëpunim me OJQ-të. Me këtë sektori joqeveritarë mund të mbështetet në financim të qëndrueshëm dhe në këtë mënyrë ky sektor të jetë më i qëndrueshëm për të përballuar sfidat e reja.
Hulumtimi: Niveli i lartë i korrupsionit, 90% e qytetarëve pranojnë të japin ryshfet appeared first on Telegrafi.