Në Maqedoninë e Veriut zakonisht votohet në linjë etnike. Është e lartë përqindja e qytetarëve që deklarohen si anëtarë të partive politike, ndërsa madje një e treta e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë pjesë në tubime ose ngjarje publike të organizuara nga partitë politike. Gratë dhe të rinjtë janë më pakë të kyçur në proceset politike, tregon Hulumtim krahasues i sistemeve zgjedhore (HKPZ), në të cilën kanë marrë pjesë Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup (IHSPJ-USHCM), në bashkëpunim me Intitutin për demokraci “Societeas civilis” Shkup (IDSCSH) dhe Programi për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (IFES).
Docenti Jovan Bliznakovski nga IHSPJ potencoi se Maqedonia e Veriut për herë të parë është pjesë e kësaj ankete të madhe ndërkombëtare që po zbatohet tashmë 25 vite dhe jep pasqyrë të sjelljes zgjedhore të qytetarëve në vend.
“Konstatimet kryesore tregojnë qartë se në Maqedoni votohet shumë në linjë etnike, kjo është diçka që tashmë e dimë. Megjithatë me këto konstatime mundemi edhe të vijmë edhe deri te ndonjë prerje në atë shtrirje në votim etnik. Ka përjashtime të votimit etnik, megjithatë janë shumë të rralla dhe i përkasin vetëm disa partive politike”, theksoi Bliznakovski.
Nga parittë e maqedonasve, vetëm dy kanë trup votues mes qytetarëve shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike, ndërsa hulumtimi tregon se maqedonasit nuk votojnë për partitë e shqiptarëve.
Docenti Bliznakovski në diskutimin dhe në bazë të të dhënave të parashtruara nga hulumtimi ka shtruar mendimin se në vend ka polarizim në dy baza edhe atë në linjën partiake dhe etnike.
Hulumtimi tregon qartë se vendi ynë është ndër vendet me anëtarësimin më të madh në parti politike në Evropë. Sipas të dhënave të anketës, 13,3 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë anëtarë partie, që është jo shumë më pak se në vitin 2017 kur ishte 13,6 për qind. Mesatarja në BE, siç u përmend, është 3 deri në 5 për qind. Bazuar në këto të dhëna, çdo i shtati qytetar në vendin tonë është anëtar i një partie politike.
Gratë dhe të rinjtë janë më pak të përfshirë në proceset politike dhe bazuar në hulumtimet, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç janë më pak të interesuar për përfshirjen partiake. Këto, konsideron Bliznakovski, janë disa gjëra që do të duhet t’i tejkalojmë në të ardhmen për të arritur një shoqëri më kohezive.
Të dhënat e anketës tregojnë se elektorati ishte kryesisht i pakënaqur me punën e qeverisë së mëparshme nga viti 2020 deri në vitin 2024, por se kjo pakënaqësi ndryshonte në vija etnike.
“Për shembull, shohim se te maqedonasit etnikë pakënaqësia është dukshëm më e madhe se sa tek shqiptarët etnikë, kështu që në një farë mënyre i gjithë rezultati i zgjedhjeve mund të shihet si ndëshkim për atë qeveri të mëparshme. Ajo që mund të presim më pas është vërtet e vështirë të thuhet. Do të duhet të shohim se si do të sillet kjo qeveri dhe si do të reagojë elektorati në vijim”, thekson docenti.
Ky hulumtim tregon përmes shifrave se partitë kanë një organ të vazhdueshëm votimi, por edhe sa vota kanë rrjedhur nga një parti apo koalicion në tjetrin.
Në pyetjen nëse në të gjitha zgjedhjet votoni për partinë e njejtë, 37,4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me konfirmim, 29,8 se në pjesën më të madhe të zgjedhjeve votojnë për partitnë e njejtë, 25,3 për qind se votojnë për parti të ndryshme, ndërsa 1,1 për qind se nuk ka votuar kurrë.
Gjithashtu analizohen edhe shkaqet pse qytetarët kanë votuar për një kandidat të caktuar ose parti polirik, si dhe shkaqet për abstenim.
Profesoresha Anmeta Cekiq, theksoi se vendimin për kë do të votojnë, shumica e qytetarëve e dinë para zgjedhjeve (59,09 për qind), por pothuajse 40 për qind këtë e bëjnë gjatë fushatës (32, 8 për qind) ose në ditën e zgjedhjeve (6,8 për qind).
Në zgjedhjet presidenciale më shumë të anketuar janë përgjigjur se arsye për zgjedhje të kandidatit presidencial është për shkak se kanë konsideruar se ai/ajo për të ka qenë më i mirë (37,8 për qind), ndërsa pastaj vijon përgjigja se kjo është për shkak të partisë që e mbështet (34,87 për qind). Për zgjedhjet parlamentare numri më i madh i maqedonasve (34 për qind) janë përgjigjur se për një parti të caktuar ose koalicion kanë votuar për shkak të programës së partisë, ndërsa tek shqiptarët dominon (35) besimi në udhëheqësinë e partisë.
Si shkaku kryesor për abstenim qytetarët theksojnë se nuk i interesojnë zgjedhjet dhe politika (36 për qind) dhe se e kanë njejtë se cila parti do të fitojë sepse të gjitha janë njejtë (30,2 për qind). Tek qytetarër deri në moshën 34 vjeçare dominojnë më tepër këto dy përgjigje.
Hulumtimi në terren është bërë në periudhën nga 25 tetori deri më 4 dhjetor të vitit 2024, janë realizuar gjithsej 1056 anketa, ndërsa shkalla e përgjigjest është 56,2 për qind, ndërsa ky prezantim përmban vetëm një pjesë të konstatimeve nacionale. Janë përfshirë të gjitha rajonet planore, ndërsa janë përdorur të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikave në bazë të regjistrimit të fundit të zbatuar.
Hulumtimi i HKPZ: Qytetarët në RMV votojnë në linjë etnike appeared first on Telegrafi.