Ambasadori i tanishëm i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuqi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot organet policore kanë qenë në shtëpinë e tij në Shkup për të kërkuar takim informativ për tragjedinë e Koçanit.

Lexo po ashtu
Tragjedia në Koçan, thirren në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012

Kuqi thotë se asgjë nuk ka për të fshehur dhe se shumë shpejtë do të vij Shkup për t’iu përgjigjur organeve të drejtësisë.

Ai shton se beson në drejtësi pasi është i pastër në çdo veprim istitucional.

Postimi i plotë:

“Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ.

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.

Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm.

Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.

Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit.”

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme për tragjedinë në Koçan ka thirrur në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012. Sipas informatave që ka kanë dalë në media personat e intervistuar janë ish ministrat shqiptarë kuadro të BDI-së Valon Saraçini dhe Driton Kuqi.

Mes atyre që po merren ne pyetje është edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami kuadër i VLEN.

Ndërkaq policia po heton edhe ish ministrin tjetër Bekim Neziri, si dhe ish drejtorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu.

Për ngjarjen e Koçanit në paraburgim 30 ditor janë ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-sekretarja shtetërore në Ekonomi si dhe 3 të punësuar të tjerë në Sektorin e Turizmit pranë ministrisë së Ekonomisë.

 

Hetimet për Koçanin, Ambasadori Kuqi: Policia ka bastisur shtëpinë time në Shkup, unë nuk kam asgjë për të fshehur appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version