Përbërja e re e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit hapi lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për Ushtrinë me vlerë 230 milionë euro nga kompania italiane “Leonardo” dhe për blerjen e 22 autoambulancave me tender të Ministrisë së Shëndetësisë.
Këtë sot e ka konfirmuar kryetarja e re e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, duke theksuar se rastet hapen para zgjedhjeve si rezultat i zërit të arsyes.
“Dy rastet për blerjen e helikopterëve dhe autoambulancave, me 13 raste të tjera, do të thotë se kemi 15 raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, tha Dimitrovska për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, blerjet nuk guxojnë të bëhen para zgjedhjeve, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, ku rregullohen kushtet për investime të reja, pagesa të jashtëzakonshme, punësime etj.
Përveç kësaj, paraprakisht ishte bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë po blen 22 autoambulanca me çmim prej 90 mijë euro për një automjet, ndonëse një muaj më parë BE-ja dhuroi të ngjashme me çmimin 63 mijë euro.
Helikopterët “nën thjerrëzën” e Anti-korrupsionit, hapet lëndë edhe për blerjen e 22 autoambulancave appeared first on Telegrafi.