Hekurudha drejt Bullgarisë u bë shkas për përlasje dhe akuza disa ditore mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, fton Prokurorinë Publike të hetoj se si qeveria e kaluar LSDM-BDI do të realizonte këtë projekt ku një kilometër hekurudh do ti kushtonte shetit 23 milionë euro.
“A e fryu çmimin qeveria e LSD-së dhe BDI-së dhe kush duhej të ishte pjesë e projektit hekurudhor drejt Bullgarisë që përfundon në një tunel padalje ? A kishin ndërmend LSD dhe BDI të derdhnin qindra miliona euro nga hekurudha në Bullgari përmes nënkontraktorëve, pavarësisht se ajo mund të mos funksionojë për dekada. Pse LSD, kur e dinin që nuk mund të funksiononte, e vuri shtetin nën detyrim? A ka pasur LSD-ja vetëm një motiv, dhe ai është që të shpenzojë paratë nga Banka Evropiane per Ndërtim dhe Zhvillim dhe nga buxheti, pavarësisht nëse projekti në fund do t’ia vlejë apo jo?” – u shreh Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.
LSDM: Demonstrojnë moskoordinim total në Qeveri
Për LSDM-në akuzat e pushtetit së për hekurudhën drejt Bullgarisë janë qesharake dhe demonstrojnë moskoordinim të plotë në Qeveri.
Ministrja e Financave tha se paratë për hekurudhën për Bullgarinë nuk mund të ripërdoren, por dje VMRO-DPMNE përsëri kërkoi që ato mjete të shkojnë në hekurudhën për në Greqi.
“Përfaqësuesi hungarez në Qeverinë e Maqedonisë, Aleksandar Nikolovski thotë se do të kërkojë konvertimin e mjeteve, kolegu Mucunski i thotë se nuk mundet. A ka kapiten në anije? VMRO-DPMNE, pasi e kuptoi se nuk mund t’i ripërdorin paratë dhe aq më tepër që projekti është nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të BE-së, dëshiron të tregojë krim dhe para të shpërdoruara. Ne u themi atyre të ndjehen të lirë të hetojnë rastin në vend që të dërgojnë deklarata boshe,” regojnë nga LSDM.
Hekurudha është ndërtuar nga të gjitha qeveritë deri tani. Përpjekja e parë filloi në vitin 1994, kur kryeministër ishte Branko Crvenkovski.
Në vitin 2014, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski, u hodhën sërish themelet dhe janë shpenzuar 81.3 milionë euro për fazën e parë dhe të dytë, ku përfshihet traseja nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, ku ka punë pjesërisht të përfunduara. Për fazën e tretë tashmë është miratuar një kredi prej 350 milionë euro dhe është marrë një grant prej 150 milionë eurosh. Por, Qeveria aktuale i ka dhënë fund projektit, duke gjykuar se nuk ia vlen dhe njoftuan se do të kërkojnë konvertimin e kredisë së miratuar në mënyrë që një pjesë e parave të përdoren për hekurudhën drejt Greqisë. /TVM2
Hekurudha drejt Bullgarisë përplas partitë politike, OBRM-PDUKM: Prokuroria Publike të hetojë rastin appeared first on Telegrafi.