Tre hajnat që gjatë fundjavës grabitën shtëpinë e deputetit të LSDM-së dhe ish-zv. kryeministrit Fatmir Bytyqi në lagjen e Shkupit në Butel, kanë marrë një kasafortë metalike me bizhuteri dhe para, si dhe ora dore me vlerë. Rasti është konfirmuar edhe nga vetë Bytyqi.
Bytyqi, i cili ishte jashtë vendit kur ndodhi vjedhja, për “TV24” thotë se dyshon se rasti ka prapavijë politike.
“Gjithçka ka ndodhur rreth orës 03:00. Vjedhja ka zgjatur nga tre minuta e gjysmë deri në katër minuta. Kam të instaluar alarmin dhe video-mbrojtjen në shtëpi. Tre persona janë të regjistruar, dy hyjnë në shtëpi, dhe njëri ruan para derës. Na morën një kasafortë metalike që ishte në murrë. Me një fjalë e nxorën. Në kasafortë kishte para, por edhe ari që janë shumë domethënëse për familjen tonë. Pas 6 minutash ka mbërritur agjencia e sigurisë me të cilën është i kyçur sistemi ynë i alarmit”, ka thënë Bytyqi.
“Më datë 21.04.2025 në ora 11.40 në SPB Shkup, F.B.(49) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 07:30 e datës 18.04.2025 deri në ora 03:00 e datës 21.04.2025 është përdorur forca e përshtatshme dhe një mjet metali për të hyrë në shtëpinë e tij në Buteli, ndërsa janë marrë mjete dhe para dhe sende të tjera”, njoftuan sot nga MPB./Telegrafi/
Hajnat hynë në shtëpinë e Fatmir Bytyqit, marrin një kasafortë metalike me ar, para dhe orë me vlerë appeared first on Telegrafi.