Ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski ka reaguar nga deklaratave të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, e cila mbrëmjen e djeshme tha se pasi kishte shqiptuar dënimin ndaj Guevski, në Greqi ishte sulmuar fizikisht.

Lexo po ashtu
Kacarska: Jam sulmuar edhe fizikisht, por nuk e kam denoncuar asnjëherë

Gruevski e quan Kacarskën “gjykatëse e Zoran Zaevit”.

“Mesa duket kjo monstër me fytyrë njeriu e ka “mizën nën kapelë”, ndaj edhe “po e tremb”. Ajo do të jetojë gjithë jetën me atë peshë të ndërgjegjes nga krimet e kryera dhe me ndjenjën dhe nevojën për t’u paraqitur si viktimë para publikut, kur nuk mund të jetë më hero.

E di që personalisht nuk kam menduar, e lëre më të urdhëroj dikë që të hakmerret fizikisht ndaj saj”, shkruan Gruevski.

Gruevski: Dobrilla Kacarska po përpiqet të portretizohet si viktimë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version