Qeveria e Maqedonisë me konsensus në seancën e 16 janarit shprehu vullnetin e saj politik për dërgimin e projektligjit në Kuvend për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese, i cili do të harmonizohet me legjislacionin e vendit.
Në seancën e Qeverisë, Qeveria e shqyrtoi projektligjin dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme si propozuese që tekstin ta harmonizojë me zëvendëskryeministren përgjegjëse për politika të mirëqeverisjes Sllavica Grkovska, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Sekretariati për Legjislacion dhe institucionet tjera kompetente.
Pas harmonizimit me të gjitha institucionet e përmendura, teksti i rafinuar i projektligjit i është dorëzuar Kuvendit.
Grkovska: Ligji për masat kufizuese u mbështet unanimisht nga qeveria më 16 janar appeared first on Telegrafi.