Pozicioni i Bullgarisë në raport me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, vendi ynë dëshiron të respektojë marrëveshjet e nënshkruara.

Këtë e theksoi kryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Dimitar Gllavçev, në debatin në Kuvendin Popullor për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Deri më tani, qeveria bullgare i përmbahet rreptësishtë qëndrimit të konfirmuar me vendimin e Kuvendit Kombëtar të 24 korrikut 2022, i cili përcakton kushtet në të cilat Republika e Bullgarisë mund të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Miratimi dhe hyrja e menjëhershme në fuqi i ndryshimeve kushtetuese, me të cilat bullgarët do të regjistrohen si kombet e tjera, është një parakusht i pashmangshëm për përparimin e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian të Shkupit”, tha Gllavçev, transmeton “BNR.bg”.

Sipas Gllavçevit, Bullgaria nuk ka presion për lëshime ndaj Shkupit dhe qëndrimin e Sofjes e ndajnë edhe vendet anëtare të BE-së, gjë që shihet edhe në raportet vjetore për progresin e RMV-së si vend kandidat.

“Hipotezat spekulative për një rihapje të mundshme të kornizës së negociatave të miratuara nga të gjitha vendet anëtare dhe vetë Maqedonia e Veriut, ose mosrespektimi i marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të vitit 2017, u hodhën poshtë nga të gjithë partnerët euroatlantikë. Jo vetëm që nuk ka presion, por edhe vende të tjera të BE-së po na bashkohen në thirrjen për të respektuar marrëveshjet”, shtoi Kryeministri bullgar./Telegrafi/

Gllavçev: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, kërkojmë respektimin e marrëveshjeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version