
Sot ka përfunduar procedura dëshmuese në procesin e përsëritur gjyqësor për të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe ISHP Spiali klinik në Tetovë, si person juridik, të cilët akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sgurisë së përgjithshme” lidhur me zjarrin që më 8 shtator të vitit 2021 ka shpërthyer në spitalin modular në Tetovë, me ç’rast i kanë humbur jetët 14 persona.
Gjatë debatit të sotëm kryesor janë lexuar fillimisht rrëfime të dëshmitarëve të Prokurorisë të dhëna në procesin e parë gjyqësor, e pastaj janë lexuar edhe tre rrëfime të dhëna të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve.
Kur gjykatësi Rexhep Musa arriti në përfundimin se procedura e dëshmive kishte mbaruar, ai i pyeti të gjitha palët në proces nëse seanca dëgjimore mund të vazhdonte me fjalët përfundimtare. Avokati Ilço Gavrovski, avokat mbrojtës i të pandehurit Besimi, kërkoi që mbrojtja të merrte një transkript të dëshmive elektronike, gjë që u refuzua nga gjykata. Gjykatësi arsyetoi se të njëjtat dëshmi elektronike ishin riprodhuar tashmë më 18 mars 2025, dhe një kërkesë shtesë për lëshimin e një transkripti të dëshmive të tilla është në kundërshtim me parimin e procedurës efikase dhe ekonomike.
Me kërkesë të avokatëve dhe avokatëve mbrojtës dhe konfirmimin e të autorizuarve të komunave dhe Prokurorisë, gjykata ka caktuar që fjalët përfundimtare të rrëfehen më 12 maj me fillim në ora 10.
Gjykimi për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë do të vazhdojë më 12 maj appeared first on Telegrafi.