Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Në Gjykatën Themelore të Strugës sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Merkos për rastin e blerjes së makinës “Audi” nga Komuna e Strugës.
Seanca është shtyrë për shkak të dokumentacionit voluminoz me prova të dorëzuara sot nga mbrojtja.
Aktakuza kundër Merkos u ngrit 10 muaj pasi Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë qershorin e kaluar për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore.
Merko akuzohet se pa miratimin paraprak të Planit Vjetor për Prokurim Publik nga këshilli komunal dhe në kushtet kur komuna kishte xhiro llogari të bllokuar, ai ka blerë 4 vetura, mes të cilave një Audi, me vlerë gati 67 mijë euro.
Gjykimi ndaj Ramiz Merkos, mbrojtja dorëzon dokumentacione voluminoze appeared first on Telegrafi.