Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të shpallet aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 ku jetën e humbën 16 udhëtarë.
Në rastin të akuzuar janë pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Si dhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjigjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njejtë.
Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal, për të cilin ngarkohen të akuzuarit, dënimi me burg është së paku katër vite.
Në procedurën e dëshmive u nxorën disa dëshmi verbale dhe materiale, ndërkaq u krye ekspertiza dhe superekspertiza.
Mbrojtja e të akuzuarve në fjalët përmbyllëse potencoi se në procedurën dëshmuese nuk është dëshmuar barra që u ngarkohet secilit nga të akuzuarit posaçërisht dhe kërkuan aktvendim lirues.
Prokurori publik, Darko Jakimovski, nga ana tjetër, në fjalët e tij përmbyllëse kërkoi dënim më të ashpër, sepse, sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ka ekzistuar pakujdesia në veprim dhe ka qenë çështje kohe vetëm në cilën bazë, siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.
Dënim më të ashpër atëherë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e viktimave në fatkeqësinë e autobusit.
Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. Aktvendimi duhet të publikohet në orën 12:00.
Gjykata sot merr vendim për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë appeared first on Telegrafi.