Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për vendimin e Qeverisë, me të cilin Medreseja Isa Beu mori statusin e shkollës së mesme të rregullt.
Me këtë rregullim qeveritar, tejkalohej problemi i nxënësve që mbaronin medresenë dhe nuk mundeshin të vazhdonin shkollimin e lartë në universitetet shtetërore.
Vendimi përfundimtar pritetet të merret në fazën tjetër me të cilën Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë ose anulojë vendimin e Qeverisë.
Gjykatësja referuese e lëndës Ana Pavllovska Daneva mbështeti iniciatëvën duke theksuar se zgjidhja e problemit me nxënësit, mund të bëhet vetëm nëse ndryshohet Kushtetuta.
Mbështetje për iniciativën dhanë edhe gjykatëset Dobrilla Kacarska, Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Jadranka Daboviq – Atastasovska.
Kundër kësaj iniciative ishte gjykatësi Fatmir Skender, Osman Kadriu dhe gjykatësi Naser Ajdari, ishin në një linjë ku kërkon analiza shtesë për shkak se çështja është e ndjeshme.
Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup appeared first on Telegrafi.