MPB njofton se në datë 11.05.2024 në ora 23:50, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi e kanë privuar nga liria D.D. (24) nga Shkupi për shkak se me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale nga neni 236 Kodit Penal i RMV-së, dhe gjatë këqyrjes i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
“Rreth orës 23:30 në zonën e Draçevës, zyrtarët policorë kanë vërejtur D.D. në një mjet pasagjerësh “Alfa Romeo” në të cilin ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Ai nuk është ndalur në sinjalin e dhënë, por ka vazhduar dhe kur ka arritur në vendbanimin Gorno Lisiçe ka goditur me veturë një shtyllë. Në automjet janë gjetur dhe ndaluar AA (23) dhe një tjetër i mitur 17 vjeç, të cilët i janë dorëzuar një prindi”, thihet në njoftim.
D.D. do t’i dorëzohet institucionit kompetent të vuajtjes së dënimit dhe do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Gjykata ka dhënë urdhër për arrestimin e një personi në Shkup për vuajtjen e dënimit appeared first on Telegrafi.